VIDEO/ I harruari i Panuçit vazhdon të shënojë, Llullaku protagonist në Rumani

Sulmuesi kuqezi, Azdren Llullaku vazhdon të tregojë formë të mirë në kampionatin rumun të futbollit. Me fanellën e Astrës, 30-vjeçari po ruan një ritëm të kënaqshëm dhe ka krijuar një raport të mirë me golin.

Edhe në takimin e sotëm të Astrës në transfertën e Hermenstad, Llullaku ka shënuar. Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që zhbllokoi takimin, duke shënuar nga pika e bardhë.

Më pas, Astra shënoi sërish dhe mori një fitore të rëndësishme në transfertë. Ky sukses e ngjit skuadrën e Astrës në vend të tretë në kampionatin rumun, vetëm 3 pikë më pak se kryesuesin e CFR Kluzh./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

more recommended stories