VIDEO / Bundesliga kthehet me rekord, një 20-vjeçar serb shkruan historinë

Bundesliga është kthyer të premten në darkë me ndeshjen mes Eintraht Frankfurt dhe Dyseldorf, duke dhuruar menjëherë një rezultat mbresëlënës dhe një takim me historinë. Kjo pasi Eintraht Frankfurt fitoi me shifrat 7-1 dhe për herë të parë në radhët e këtij klubi, një futbollist shënoi 5 gola në një ndeshje zyrtare.

Ai ishte 20-vjeçari serb Luka Joviç, një talent të cilin skuadra gjermane e huazoi nga Benfika në verë dhe të cilin do të mund ta blejë për 8 milion euro në fund të sezonit. Joviç sot i dha 5 arsye të mira pse duhet të ushtrojë të drejtën për të blerë kartonin e tij, duke bërë atë që nuk kishte arritur askush më parë në radhët e klubit të themeluar në vitin 1899.

Djaloshi shënoi në minutat 26, 34, 55, 69 dhe 72, para se të zëvendësohej mes duartrokitjeve të të gjithë stadiumit në minutën e 86 të takimit, pas një paraqitje mbresëlënëse që ka hyrë tanimë në histori. /vipsport.al/