Veliu: Nuk do të doja që ndeshja të përfundonte në barazim

Mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu është një nga lojtarët më me eksperiencë në kampionatin shqiptar. Për “Supersport”, Veliu tregoi sesi e pa ai ndeshjen. Mes të tjerash, vlonjati tha:

“Të them të drejtën ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe ne, për vetë faktin se kemi pasur rezultate jo të mira, na shërbenin pikët, mendoj se Tirana gjithmonë të jep vështirësi, nga emri dhe përbërja me eksperiencë.

Nuk do të doja të përfundonte ndeshja barazim, se na duheshin shuam pikët. Nuk kishte sulmues tipik te Tirana. Edhe Hasani e Daja kanë kualitete të na hapnin probleme, por ndihej mungesa e një sulmuesi tipik.

Formacioni? Mendoj se qoftë në stërvitje apo ndeshje, kur më jepet mundësia të luaj, mundohem të bëj maksimumin. Formacioni nuk kapet me fjalë por duke justifikuar besimin e trajnerit.

Titulli ynë është ndeshja e radhës, të bëjmë maksimumin që të marrim maksimumin në çdo ndeshje e pse jo, të tentojmë për më lart, edhe më shumë”- u shpreh Veliu./Vipsport.al/