Uzuni: Mu realizua një ëndërr, doja të debutoja me gol

Myrto Uzuni arriti të debutonte me fanellën e Kombëtares në miqësoren ndaj Jordanisë, por shtylla i mohoi mundësinë për të shënuar edhe një gol që në debutimin e tij. Për “Supersport”, Uzuni u shpreh se do të donte të debutonte me gol.

“Mu realizua një ëndërr pasi që fëmijë kam qenë tifoz dhe është gjëja më e çmuar të luash me këtë fanellë  tregova aftësitë e mia në Shqipëria dhe ruajta rimin në Kroaci ku kam shënuar dhe asistuar. Prandaj më erdhi edhe ftesa.

Edhe në Kroaci luaj si mesfushor dhe nuk e kam shumë problem. Më vjen keq për shtyllën pasi do të ishte diçka e bukur të debutoja me gol”,- u shpreh Uzuni./Erjon Allaraj – vipsport.al/

more recommended stories