Ultrasit e Milanit kundër klubit dhe lojtarëve: Të gjithëve t’iu vijë turp!

Kryetari i ultrasve të Milanit, Luka Luçi nuk ishte aspak i lumtur me humbjen në derbi, por jo vetëm ai, pasi zëri i tij përfaqëson të gjithë tirfozerinë “Curva Sud”, që janë ultrasit e Milanit. Në  profilin e tij në Instagram, Luçi shkroi:

“Derbi luhet dhe ju luftoni që të fitoni, deri sa të pështyni gjak dhe të lini gjithçka në fushë. Pastaj ndoshta mund të humbni, por me kokën lart.

Dje asgjë, t’iu vijë turp! Të gjithë ata që futët në fushë, ata që u aktivizuan si zëvendësues dhe të gjithë ata që drejtojnë këtë klub!

Nuk ka asnjë justifikim! Të respektohen tifozët, të gjithë atyre që ditë më parë nuk vunë gjumë në sy prej tensionit, të gjithë ata që kanë qëndruar deri në 4 të mëngjesit për të bërë koreografi, për t’iu dhënë juve karikimin dhe energjinë e duhur para ndeshjes.

Për të gjithë ata që këndojnë për nëntëdhjetë minuta, përfshirë dhe mua, që sot më ka humbur dhe zëri. Natyrisht, sepse ata që e duan Milanin janë gjithmonë duke e bërë atë që duhet!

Milani mungon dhe ne ndoshta po kërkojmë vlera që kanë humbur me kohë, vlera që tani… janë vetëm ëndrra!”/Veronik Istrefaj – vipsport.al/