UEFA Youth League/ Vllaznia synon përmbysjen, thirrje e rëndësishme për tifozët

Vllaznia U19 ka një takim shumë të rëndësishëm dhe të vështirë njëkohësisht në datën 24 tetor. Përballë shkodranëve, do të jenë kazakët e Astanas dhe takimi i parë i luajtur në transfertë, është mbyllur me rezultatin 3-1 në favor të Astanës.

Besimi në kampin shkodran, është i madh dhe nëpërmjet një postimi në rrjetin “Facebook”, faqja zyrtare e Vllaznisë ka kërkuar që të ketë mbështetjen e tifozëve, duke qenë se konsiderohen si futbollisti i 12 i shkodranëve.

“Pas dy ditësh në “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të “Uefa Youth League” në mes Vllaznia U19 dhe kazakistanasve të Astanës. Siç dihet, ndeshja e parë është fituar nga vendasit me rezultatin 3-1. Ky rezultat natyrisht që nuk është shumë i favorshëm megjithatë jo dhe i pakthyeshëm nga kuqeblutë. Trajneri Zmijani dhe futbollistët e Vllaznisë kanë kohë që përgatiten për këtë takim dhe kanë ende shpresa për kualifikim. Kuptohet që ekipi ynë ka nevojë edhe për mbështetjen e tifozëve të zjarrtë shkodranë të cilët ashtu edhe si vitin e kaluar ndaj moldavëve të Zimbrus, patën mbushur tribunën e stadiumit. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse drejtuesit e Vllaznisë kanë këmbëngulur që ndeshja me Astanën të luhet në “Loro Boriçi”. “Bashkë me tifozët, mund t’ia dalim”- kjo është motoja që po përdorin gjatë këtyre ditëve pjesëtarët e ekipit Vllaznia U19 dhe përderisa ka besim, objektivi mund të realizohet dhe kjo do të ishte diçka historike për futbollin shqiptar”, shkruhej në njoftimin e klubit shkodran. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories