UEFA dënon Mançester Junajtid dhe Valencian, gjoba për dy arsye shumë të ndryshme

Mançester Junajtid është goditur me një gjobë prej 15.000 euro, ndërsa Zhoze Murinjo është paralajmëruar nga UEFA për vonesën në fillimin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Valencian.

Barazimi pa gola i 2 tetorit nisi 5 minuta me vonesë, pasi Zhoze Murinjo dhe stafi i tij nuk e llogaritën mirë kohën.

“Ne u larguam nga hoteli në orën gjashtë, duke shpresuar se do të ishte e mjaftueshme 30 minuta, gjë që normalisht është, por këtë herë policia nuk pranoi të bënte një përcjellje, kështu që erdhëm nga vetja”, tha trajneri i Junajtid.

“Na bëri 75 minuta nga “Hotel Lowry” deri në stadium, çka ishte diçka që nuk e mendonim. Gjyqtari bëri një gjest fantastik, duke e filluar ndeshjen 5 minuta me vonesë, sepse të paktën kemi nevojë për gjysmë ore për tu përgatitur.

Në ndarjen e gjobës, Enti për Kontrollin, Etikën dhe Disiplinën e UEFA gjobiti edhe Valencia, pasi i dënoi me një gjobë prej 1.000 euro si rezultat i tifozëve të skuadrës, të cilët përdorën fishekzjarrë në hyrjen e stadiumit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/