Tre mungesa për Vllazninë e Likës, ndaj Erzenit në hall edhe për portën

Vllaznisë nuk po i ndahen problemet e dëmtimeve këtë sezoz. Sikur të mos mjaftonte mungesa e dy titullarëve, Gilman Lika dhe Florind Bardulla, shkodranët nuk do të kenë ndaj Erzenit edhe portierin Erind Selimaj.

Selimaj është i dëmtuar, madje që në ndeshjen me Velçikun dhe nuk do të jetë as në 18-she për takimin e radhës me shijakasit. Kjo ka detyruar trajnerin Hasan Lika që të thërrasë nga skuadra U-19, “gardianin” titullar, Entoni Shkoza.

Në fakt, në Shkodër nuk kanë vuajtur për portierë, madje edhe përfaqësueset e moshave “furnizohen” nga ekipet e moshave kuqeblu. Gjithsesi, me Sherrin e Shkozën në portë, Likës i duhet që të bëjë edhe lëvizjet e fundit në repartet e tjera, aty ku ka edhe rikthime, si Malota apo dhe Tafili e Gocaj. Prag-ndeshja me Erzenin po përgatitet me optimizëm në Shkodër, ku të gjithë besojnë në 3 pikët e radhës.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories