Titullar për t’i dhënë fund një makthi, Keidi Bare me shokë ia dalin

Keidi Bare është rikthyer të luajë titullar në kampionatin spanjoll, por këtë herë ka luajtur në një nga ligat më të dobëta të këtij kampionati. Mesfushori shqiptar është aktivizuar nga minuta e parë në barazimin që skuadra e dytë e Malagës, Atletiko Malaguena ka arritur të marrë ndaj Jumilas.

Në fakt, aktivizimi i Bares me këtë ekip por edhe i shumë të tjerëve nga Malaga, ka qenë një kërkesë e trajnerit të ri të skuadrës. Pak ditë më parë, ishte Manolo Sanlukar ai që mori drejtimin e skuadrës, duke qenë se më parë, ekipi i dytë i Malagas numëronte 8 humbje në 8 ndeshje.

Me këtë ecuri, Atletiko Malaguena ishte ekipi më i dobët në historinë e këtij kampionati, duke qenë kurrë më parë nuk kishte ndodhur që pas 8 javësh, një ekip mos të grumbullonte asnjë pikë. Keidi Bare me shokë ia dolën t’i japin fund këtij makthi që kishte kapur skuadrën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories