Tifozët kanë braktisur kombëtaren kuqezi, FSHF refuzon të ulë çmimet e biletave (FOTO)

Ndeshja kundër Skocisë është padiskutim takimi më i rëndësishëm për kombëtaren tonë të futbollit, pasi në rast dështimi, do të zbresim në Ligën D të Ligës së Kombeve, që do të ishte një dështim.

Para startit të këtij kompeticioni, Shqipëria synonte kreun e grupit dhe ngjitjen në Ligën B, por duket se dhe Liga C nuk është për djemtë e Panuçit, që kanë qenë zhgënjyes në takimet e këtij kompeticioni, ku kanë vetëm 3 pikë në po kaq takime.

Ndeshja kundër Skocisë duhet fituar me patjetër dhe fakti që luhet në Shqipëri pritej që të ndihmonte kombëtaren kuqezi, por FSHF mendon ndryshe. Çmimet e biletave nuk janë ulur aspak, pavarësisht se ky do të jetë një takim që ka nevojë për mbështetjen e sa më shumë tifozëve.

Rrezikohet seriozisht që tribuna përballë, D1 dhe D4, të mbeten të boshatisura. Çmimi i një biletë në atë tribunë është 1000 lekë. Ndërsa në tribunat A dhe B, një biletë kushton 1500 lekë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Çmimet e biletave, FSHF: