“Tifozë nuk iu bën fotoja e profili”, gazetari Selimi kritikon ashpër tifozët

Partizani po kalon një moment fantastik në Kategorinë Superiore, duke u renditur edhe në vendin e parë. Fitorja e fundit ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-1, ka lnë një shije jo të mirë te Partizani dhe shkak për këtë, është bërë numri i pakët i tifozëve në stadium.

Jeton Selimi, tifoz i Partizanit dhe njëkohësisht gazetar, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar ashpër ndaj tifozëve të cilët e mbështesin klubin vetëm në rrjetet sociale, ndërkohë që në stadium nuk janë të pranishëm.

“Tifozët e Partizanit…

Dy fjalë për atë që mendohet dhe atë që është në të vërtetë

Në fakt situata është e njëjtë në të gjithë stadiumet e vendit. Ata mbushen veç për ndonjë ndeshje të veçantë dhe shumë rrallë. Si tifoz i futbollit, më dhemb shumë kjo paraqitje, kjo situatë e braktisjes në masë të tribunave. Por natyrisht që më shumë se për të gjitha skuadrat e tjera, më trishtojnë tifozët e Partizanit.

A e meritojnë vallë të quhen tifozë ata që nuk marrin as mundimin më të vogël të vijnë minimalisht në ndeshjet brenda në stadium? Për mua jo.

Tifoz nuk mund të jesh nga tastiera, nuk mund të jesh nga facebooku. Nuk je tifoz kur leh kot më kot te faqja e klubit për një rezultat pozitiv apo negativ. Jo, tifoz nuk je me fjalë, as nëse bërtet kot më kot duke u rrekur të bësh trajnerin.

Tifozi e ka vendin në shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipit të zemrës. Shpesh kam dëgjuar arsyetime të tipit “jo po dita, jo po ora”. Sot e diel, pasdite… Partizani në vend të parë, kryeson me meritë dhe është një ekip që të ngroh. Po tifozët? Nuk mund të prisni cdo gjë nga Guerrilsat, edhe ju jeni pjesë e stadiumit!

Mbase dhe termi tifoz është shumë i madh për ta. Mbase duhet thënë dashamirës, njerëz që pyesin një herë në sene si je me shëndet, ata që u bie ndërmend vetëm kur të hasin rrugës padashje dhe që thonë “ooo sa u bëmë pa u parë”!

Kështu janë edhe tifozët e Partizanit (dhe jo vetëm, por të gjithë), mbështetës virtualë. Të duan vetëm në derbi, të duan vetëm kur luan me Skënderbeun dhe të kthejnë shpinën në ndeshjet me skuadrat e tjera. A kishte justifikim sot prezenca skandaloze në shkallët e stadiumit? E diel, pushim, orar perfekt. Tifozë? 1500 me hatër se as aq nuk ishin. Në kryeqytetin tonë me 1 milionë banorë, nuk e luajnë bythën të mbushin një palo stadium me 9 mijë vende… Dhe justifikim nuk është as çmimi, as orari, as gjendja e ekipit. Të treja janë në perfeksion! Dakort ata që punojnë e jetojnë jashtë, dakort ata që vërtet kanë qenë në punë, po ju që uleni te pika më e afërt e llotos dhe atë 3 mijë lekësh që kushton bileta e shpenzoni në skedine idiote, përse nuk vini? Cfarë lesh tifozësh jeni ju? Zhgorrje, asgjë më shumë!

Partizani është i pari, ju jeni të fundit! Po, po, të fundit fare, tifozët më të lodhur në qarkullim! Tifozë nuk ju bën fotoja e profilit, e as koveri 😉

Partizani meriton shumë më shumë se kaq edhe në ditën më të keqe, jo më kur është në vend të parë. Jeni në kohë të korrigjoni veten tuaj, se deri më tani jeni thjesht patetikë!”, shkruante Jeton Selimi në “Facebook”. /VipSport.al/

more recommended stories