Tiago Alkantara: U largova nga Barcelona për të qenë i lumtur

I intervistuar nga “El Larguero”, mesfushori i Bajernit të Mynihut, Tiago Alkantara, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me largimin e tij nga Barcelona pak vite më parë:

“Duhet të bëja një hap më tej për të qenë i lumtur, duke luajtur futboll. I jam gjithmonë mirënjohës Barcelonës për gjithçka që më ka mësuar, por vjen një moment, kur duhet të shkosh në një vend tjetër për të mos zhgënjyer atë që të ka mësuar aq shumë’, – ka thënë mesfushori spanjoll.

Alkantara kaloi te Bajerni, kur skuadra bavareze drejtohej nga trajneri Pep Guardiola, por dëmtimet e shumta nuk e kanë lejuar mesfushorin të tregojë vlerat e tij më të mira. / Vipsport.al/F.R