Thyerje hunde dhe pistoletë në brez, Turan nuk po kalon moment të mirë në Turqi

Arda Turan nuk po kalon një moment të mirë në jetën e tij deh kjo nuk lidhet vetëm me futbollin. Sikur të mos mjaftonte largimi nga Barcelona për te Bashakshehiri, mesfushori po përballet me probleme edhe në jetën e përditshme në Turqi.

Mediat turke, raportojnë se mesfushori ka pasur një sherr në një lokal nate me një nga këngëtarët më të njohur në vend. Këngëtari Berkai ka rënë pre e një sulmi nga Turan dhe shkak për këtë, është bërë vetë mesfushori. Ai ka ngacmuar bashkëshorten e këngëtarit dhe pas reagimit të Berkait, Turan e ka goditur me grusht duke i thyer hundën.

Sakaq, këngëtari është shoqëruar për në spital ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërkohë që Turan është penduar për veprimin e tij. Sipas mediave turke, ai ka shkuar në spital për t’i kërkuar falje këngëtarit, madje raportohet se ka pasur edhe nj pistoletë të cilën ai ka dhënë Berkait duke i thënë që ta vriste, gjë e cila është hedhur poshtë nga Turan.

Mesfushori me tipare sulmuesi pret që ditët në vijim të bëhet edhe baba, pasi bashkëshortja e tij pret një fëmijë dhe është në muajt e fundit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/