Telushi: Nuk e mendojmë titullin, me Skënderbeun tregojmë muskujt

Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi ishte njeriu që i dha fitoren djemve të Skënder Gegës. Për “Supersport” pas ndeshjes, Telushi tha:

“Dua të them që kjo ndeshje sot ashtu fitohej, me grup, se Partizani këto kundërshtari i ka si ndeshje delikate, me këto ka vuajtur më shumë. Sot treguam karakter dhe fituam, pësuam gol me kundërsulm, por arritëm të kthenim rezultatin në favorin tonë.

E rëndësishëm është që ndeshja e sotme nuk e kemi menduar Skënderbeun, mendonim vetëm Gjirokastrën, arritëm të merrnim 3 pikë dhe tani mendojmë për Skënderbeun, Normalisht që është ndeshje tjetër, pro ne do të tregojmë karakterin e grupit si në çdo ndeshje dhe kush të jetë më i forti.

Nuk e pashë farë gjyqtarin, zgjata këmbën të kap topin, por kapa gjyqtarin më shumë. I kërkova falje.

Edhe më ata të vjetshmit nuk dua të hedh njeri poshtë, pro ky Partizani është forcuar grupi, stafi, drejtori, të gjithë jemi bërë si një familje që rrimë bashkë dhe e tregojmë në fushë, Mendoj se ky është suksesi, për mendimin tim.

Kur futem në fushë, pozicioni që kam nuk më bën të shënoj. Por te golat ka qenë edhe fati me mua, ndjehem mirë, por nuk e mendoj që mund të jem golashënuesi i ekipit.

Titulli? Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, kaq. Për kampion nuk na ka shkuar mendja asnjëherë.

Me Skënderbeun dihet që është ndeshje e vështirë, të karikon vetë. E thashë që aty do të tregohen muskujt”,- tha Telushi./Vipsport.al/