Sulmuesi titullar i Skënderbeut në dyshim, i hap probleme trajnerit Shehi

Skënderbeu është duke u përgatitur me intenistet për ndeshjen e radhës që do të luajë në fushën e vet me skuadrën e Kamzës. Korçarët e trajnerit Orges Shehi synojnë 3 pikët, për të mos lejuar edhe shkëputjen e Partizanit, ndonëse nuk do ta kenë të lehtë sepse Kamza shfaqet si një ekip “kockë e fortë” jashtë fushës së tyre.

Por, duket se nuk po shkojnë siç duhet përgatitjet, pasi Blerim Krasniqi, sulmuesi titullar i skuadrës korçare është përgatitur në mënyrë indivduale dhe nuk dihet, nëse do të jetë gati ndaj Kamzës të dielën apo jo. Gjithsesi, vetëm në seancën e ditës së shtunë, trajneri Orges Shehi, pasi të konsultohet edhe me stafin mjekësor do të vendosë për sulmuesin.

Në kampin korçar është rikthyer qetësia, ndërsa trajneri Shehi dhe stafi i tij kanë punuar, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë tekniko-taktik me skuadrën. Nga sa bëhet e ditur, sot skuadra ka zhvilluar dy seanca stërvitore paradite dhe pasdite shumë të larmishme.

Ja edhe postimi i klubit në faqen zyrtare në “Facebook”: “Ekipi vijon normalisht përgatitjet për takimin e së dielës ndaj Kamzës në Korçë. Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, ekipi zhvilloi sot 2 seanca stërvitore. Grupi i plotë në dispozicion të trajnerit me përjashtim të Blerim Krasniqit, i cili si pasojë e probleme fizike vijon punën i diferencuar”,-thuhet në faqen e korçarëve, në postimin e bërë pak minuta më parë.

E. Saliu /Vipsport.al/

more recommended stories