Panuçi provokohet shumë shpejt, t’ia bëjnë me klauzolë të ndjekë Superiores

Ish-trajneri i njohur, Sulejman Starova, mendon se pauza e kampionatit për kombëtaret do të ndihmojë ekipet që të përgatiten sa më mirë për pjesën tjetër të sezonit. Në “Rubrikën Sportive” ai ka dhënë mendimin tij rreth pauzës së këtij kampionati.

“Anë pozitive, jo negative për skuadrat. Janë skuadra me trajnerë të rinj. Normalisht jemi në javën e 8 dhe gjithmonë e kemi quajtur si muajin më të mirë për të ardhur në formë. Kjo ka të mirë se do t’u bëjë mirë trajnerëve, u bën mirë të qetësohen, se javë për javë është stres i madh.

Ata kanë mundësi të punojnë të qetë, ata dhe lojtarët. Punojnë më mirëz skuadrat që janë mirë në klasifikim, ndërsa Tiranës do i shërbejë më mirë, por kështu e ka futbolli edhe duke shtrënguar dhëmbët”, tha Starova.

Për analizën e ndeshjes Partizani-Kukësi
Duket sikur rezultati është i ngushtë, por në pjesën e parë kemi një fitore dhe një dallim shumë të madh mes Partizanit dhe Kukësit. Partizani mbrohej mirë me gjithë skuadrën dhe krijon ekuilibër dhe nuk lejon Kukësin të bëjë sulm gradual, të lexueshëm deri në 16-she. Çdo top që hidhet te Mala, Asani e Bardhi ishte alarm për mbrojtjen, se mbrojtësit e Kukësit me gjithë eksperiencën, i riu bashkë me Cuculin, janë përgjegjës për mbrojtësin.

Kukësi krijoi avantazh në pjesën e dytë se i la terren Partizani, se kur nuk ke çfarë humb sulmohet. Partizani e meritoi fitoren, po në pjesën e parë ishte shuam më lart. Kukësi është mundur edhe me Skënderbeun e Partizanit, sipas mendimit tim, duket që vetëm 2 skuadra do të jenë deri në fund për të fitua. E them këtë se Kukësi ka probleme të mëdha të masivitetit.

Trashi dhe Ibrahimi i “futën në xhep” sulmuesit e krahut. Mbrojtësit e Kukësit nuk i kanë cilësitë fizike për të mbuluar lojtarët e Partizanit, janë njëri më i ngathët se tjetri.

Për situatën e Skënderbeut
Skënderbeu është e qartë që ka lojtarë të mirë, por janë të rinj dhe janë të brishtë e rrezikuan disa herë. Luftëtari luajti mirë, por jo më mirë se Skënderbeu, humbi disa mundësi shënimi të golave. Të rinjtë e afruar bëjnë që konkurrenca në këtë skuadër të bën të thuash me plot gojën që është pretendent për kampion me Partizanin.

Laçi shënon pak e pëson pak, Tirana shënon më shumë e pëson më shumë. Tirana duket sikur do të bëjë spektakël. Laçi është si Partizani në miniaturë, luan në mbrojte me gjithë skuadrën, është ekip agresiv, që luan në grup më shpejt, pa thënë se duam të dalim kampion, pa bërë këto lloj llogarie. Do të donim ta dinim çfarë llogarie ka bërë Tirana.

A do të pranonte të drejtonte Tiranën?
Keni ndonjë pyetje tjetër? Të thuash jo, i bie që gjithmonë dëmton dikë. Si po, si jo dëmton, ndaj them vetëm pas, se nuk kupton asgjë se si është situata.

 

Për deklaratën e Panuçit dhe listën e lojtarëve
“Trajneri nuk ndryshon që nga dita e parë, deri sa mbaron kontrata. Bën pyetje dhe i bën përgjigjet vetë, kjo ka edhe anët negative. Por të jetë një trajner dhe të mos vijë një ditë të Partizanit bie fjala, një javë e të shohë lojtarët. I sheh në 90 minuta në stadium por duhet të shohë një javë radhazi. Duhet ti bëjnë me klauzolë të shkojë me detyrim një javë.

Erdhi De Biazi, unë si drejtor teknik e mora me muhabet. ‘Edhe një herë që erdha, nuk pashë asgjë’, më tha. Por kur trajneri thotë e shoh ndeshjen, i duhet thënë se çfarë po sheh. Panuçi nxehet shumë shpejt, provokohet shumë shpejt, duhej ta mbronte federata me gazetarët që kanë  afër.

/vipsport.al/