Starova e përsërit: Vetëm Partizani e Skënderbeu për titull

Sulejman Starova mendon se Tirana duhet të mendojë më shumë për mbijetesën sesa për të parë drejt Europës. Në “Rubrika Sportive”, ai deklaroi se kjo situatë nuk favorizonte bardheblutë.

“Kjo është mbyllja e fazës së parë, janë konfiguruar dy skuadra që luftojnë për titullin kampion, por edhe disa për të mos rënë nga kategoria. Është ende herët, edhe pse ka dy faza të tjera, por ka ndryshime në mënyrën e lojës.

Këtu ndodh që zëvendëstrajneri bëhet trajner javës tjetër, si Mema. Zgjedhjet janë të pakta për trajnerë, është një brez që ka vështirësi për të nxjerrë trajnerë të rinj, Ardi ka kohë që ka bërë zëvendësin, ka qenë ndihmës edhe me mua e të tjerë, ka eksperiencë edhe jashtë. U detyrua të punonte me Dajën këto vite, erdhi rasti e mori Tiranën. Sot Ardi ka bërë mirë, se Tirana ishte më mirë se Flamurtari në pjesën e parë. Tirana ka probleme, ka lojtarë që nuk janë në nivelin e skuadrës që pretendon shumë. Me dhuratën që i bënë Vlorës, duhet të ndërrojë objektiv që të mos bjerë nga kategoria e më pas të mendojë nëse del për UEFA-n.

Sipas meje, nuk duhej të toleronte ato lojtarin Ngoo, që bëri gabim duke thyer disiplinën pa filluar mirë punë trajneri, Është tip Baloteli. Është gabim që kritikoj Ardin, nuk duhej t’ia jepte fare minutat sot, t’ia ngarkonte përgjegjësinë e humbjes sot”, tha Starova.

Për rivalitetin në luftën për titull
“Partizani ka mbrojtjen e konsoliduar, edhe Skënderbeu. Janë dy skuadra që tregojnë që do të vazhdojnë gjatë për titull bashkë, duke llogaritur mundësinë e skuadrave të tjera. Distanca ndaj të tjerëve u jep përparësi dhe ka të ngjarë që vetëm këto të dy skuadra të vazhdojnë deri në fund. Vetëm nëse bën revolucion Kukësi, edhe me ndërhyrje me lojtarë, se me grupin që ka duhet kohë e madhe për t’u rregulluar ndërsa të tjerët janë të gatshëm. Partizani bëri vetëm 2-3 lëvizje dhe janë të tjerët që kanë kohë në skuadër, Skënderbeu ruajti më të mirët dhe afroi të rinj. Teuta ka krijuar një dyshe të mirë Latif-Progni e tani duket më mirë se sa Kukësi. ”.

/vipsport.al/

more recommended stories