Skriniar qetëson tifozët e Interit: Edhe në verë folën shumë për mua, po lexoj vetëm në internet

E ardhmja e Milan Skriniar duket se do të jetë Interi megjitëhse nuk është arritur ende një akord për rinovimin e kontratës me zikaltërit. Në një prononcim për mediat italiane, vetë mbrojtësi sllovak ka folur në lidhje me këtë çështje, duke treguar se gjithmonë ka pasur spekulime për të ardhmen e tij.

“Më vjen mirë që kemi krijuar një grup të denjë për të fituar dhe me mentalitet. Pak nga pak po vijmë aty ku ne duam të jemi. Kam lexuar shumë në internet në lidhje me interesimet për mua, por për momentin nuk më interesojnë aspak. Ka pasur zëra edhe në verë, por në fund asgjë nuk ndodhi dhe nuk mendoj se diçka do të ndodhë tani.

E vetmja gjë për të cilën po mendoj tani, është Interi. Kemi zhvilluar ndeshje të mira në Champions, na pret ndeshja me Milanin, duhet të përballojmë Juventusin dhe të vazhdojmë të bëjmë mirë në Champions ndaj Barcelonës dhe Totenhemit. Aktualisht këto janë gjërat për të cilat po mendoj”, u shpreh Skriniar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/