Skënderbeu zyrtarizon mungesën e sulmuesit kryesor ndaj Kamzës

Skënderbeu do të luajë nesër me Kamzën në orën 14:00, ndeshjen e radhës të kampionatit në qytetin e Korçës. Nga ana e të besuarve të trajnerit Orges Shehi ka një angazhim maksimal, çka është vënë re edhe në seancën e sotme stërvitore.

Ndërkohë është konfirmuar nga vetë korçarët se skuadra do ketë mungesën e sulmuesit Blerim Krasniqi nesër në takimin ndaj Kamzës. Krasniqi edhe pse ka qenë nën kujdesin e vazhdueshëm të stafit mjekësor nuk ka arritur që të rikuperohet në kohë.

Gjithsesi, trajneri Orges Shehi i ka gati zgjidhjet, pasi krahas Oto Xhonit, nigerianit që ka shënuar dy gola dhe ka një formë të mirë fizike, duket se edhe Ardit Hoxhaj është gati dhe mund t’i bëjë punë trajnerit të korçarëve në këtë ndeshje duke qenë se sulmuesi vlonjat e ka kaluar dëmtimin tashmë dhe vjen nga një gol në Gjirokastër.

E.S. /Vipsport.al/

 

more recommended stories