Skënderbeu nuk di të ndalet, likuidon edhe Kamzën (VIDEO)

Skënderbeu ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Kamzën, duke marrë përkohësisht kreun që mbahej nga Partizani. Oto xhon ka qenë autori i golit të parë që ka zhbllokuar rezultatin që në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë, Kamza ka luajtur disi më mirë.

Selino Plaku ka humbur mundësinë e artë për të barazuar, duke humbur një penallti, ndërkohë që në minutat e fundit të kohës shtesë, Bregu ka ekzekutuar saktë një goditje dënimi, duke shënuar një supergol.

Minutë pas minute:

90+5′ Mbyllet takimi me fitoren e Skënderbeut.

90+3′ GOOOL Skënderbeu! Dejvi Bregu ekzekuton saktë një goditje dënimi, duke shënuar një supergol.

90’ Akordohen edhe 3 minuta shtesë.

85’ Goditje dënimi në favor të Kamzës. Krosim i ulët në zonë, por topi largohet në goditje këndi.

84’ Kamza ka marrë në dorë frerët e lojës dhe po rrezikon për të barazuar. Martinena humbet një tjetër rast të mirë në zonë, që përfiton nga një hezitim i Lulajt për të larguar topin.

83’ Tjetër goditje këndi për Skënderbeun. Krosim i lartë në zonë, por topi largohet dhe Frashëri mundohet të marrë një kundërsulm të shpejtë. Thyhet aksioni nga Vangjeli.

82’ Shehi bën edhe lëvizjen e fundit. Largohet Guejxh, vendin e tij e zë Bruno Lulaj.

80’ Mundësi e artë për Kamzën, por Teqja bën dy pritje fantastike, duke i mohuar golin e barazimit miqve.

75’ Probleme për Demte i cili e ka të pamundur të luajë dhe largohet jashtë vijave kufizuese.

73’ Goditje këndi për Skënderbeun, por nuk ka rrezik për Kamzën.

67’ Shehi bën zëvendësimin e radhës. Largohet autori i golit, Oto Xhon dhe në lojë Guindo.

55’ Kombinime të mira mes Oto Xhon dhe Bregut, por ky i fundit është më i avancuar, duke u zënë në pozicion jashtë loje.

53’ Abazi mundohet të nisë një top të gjatë për Dejvi Bregun, por gabon plotësisht.

50’ Goditje këndi për Kamzën. Provohet një skemë, por gabojnë plotësisht duke e çuar topin në mesfushë.

46’ Nis pjesa e dytë, Duron bën edhe lëvizjen e dytë. Largohet Bonani dhe në fushën e lojës, sulmuesi Martinena.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45’ Duro bën lëvizjen e parë, duke larguar Roloviç dhe në lojë hyn Fukui. Akordohen 3 minuta shtesë.

43’ Dominim i Skënderbeut në këto minuta që mundohet të dalë para, por mungon konkretizimi. Kamza provon të befasojë me kundërsulme.

38’ Kamza fiton një goditje nga këndi. Krosim i lartë në zonë, por Orelesi gabon duke e çuar topin në rivënie fundore.

37’ Është Oto Xhon tashmë ai që shkakton faull ndaj Arrabal, duke ngritur takat më shumë seç duhet.

35’ Ndërhyrje e gabuar ndaj Oto Xhon në hyrje të zonës, por për Myrtjen gjithçka është e rregull dhe nuk e ndal lojën. Sulmuesi shtrihet në tokë dhe janë mjekët, ata të cilët e ndihmojnë të dalë jashtë fushe.

34’ Bregu merr një aksion mirë nga e majta dhe provon një goditje drejt portës, por topi largohet në këndore. Vjen krosimi i lartë në zonë, por Avdyli del duke grushtuar topin.

33’ Bonani niset në drejtim të zonës, por ndalet nga mbrojtësit vendës.

26’ Gjergji Muzaka e ka të pamundur të vazhdojë dhe detyrohet të largohet i dëmtuar. Vendin e tij e zë Demte.

21’ Korçarët mundohen të dalin para me anë të Bregut, por goditja e tij nga jashtë zone është e gabuar.

17’ Penallti për Kamzën. Godet Plaku, por topi përfundon mbi traun e portës.

16’ Radas shkakton faull jashtë zone, por gjyqtari jep penallti në mënyrë të çuditshme. Karton i verdhë për Radasin

13′ Xhon në drejtim të zonës, por largohet topi në goditje këndi.

12’ GOOOL Skënderbeu! Vangjeli nis një top të gjatë në drejtim të zonës, aty ku gjen saktë Oto Xhon. Ky i fundit del i vetëm përballë portierit Avdyli, duke shënuar me lehtësi.

10’ Gripshi merr një top mirë nga e djathta, por ndërhyn në mënyrë të gabuar Bonani që shkakton faull në një pozicion të prirët. Mundësi e mirë për Skënderbeun tashmë.

8’ Gripshi nis një top në drejtim të zonës, por del saktë Avdyli nuk bllokuar aksionin.

4’ Radas ndërhyn për të larguar topin, por përplaset me Sebino Plakun dhe shtrihen të dy në tokë që marrin ndihmën e mjekëve tashmë. Karton i verdhë për të.

2’ Zisi mundohet të fusë një top në zonën korçare për Plakun, por mbyll mbrojtja duke larguar rrezikun. Kamza e nis në sulm.

1’Nis takimi Skënderbeu-Kamza

Skënderbeu-Kamza 2-0
Shënues: 12′ Oto Xhon, 90+3′ Bregu

KV: 16’Radas/ 10’Bonani

Formacionet zyrtare

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka (26’Demte), Guexh(82’Lulaj), Gripshi, Bregu, Oto Xhon (Guindo).
Trajner: O.Shehi

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Bonani, Orelesi, Mehmeti, Mumajesi, Plaku, Zisi, Roloviç. Trajner: K.Duro

Gjyqtarë: I.Myrtja, M.Dervishi, F.Thorja, B.Ziri

more recommended stories