Sinqeriteti i Bardhit: Pritet shumë nga unë që 17-vjeç, tani mund të luaja jashtë

Prej shumë vitesh Jurgen Bardhi shihej si një prej talenteve të veçantë në futbollin shqiptar. Por futbollisti i Partizanit, shihej si një lojtar jo i kompletuar, gjë që ka ndryshuar në këtë sezon ku ai po paraqitet në formë të jashtëzakonshme në javët e para. Vetë lojtari ka pranuar gjatë emisionit “Procesi Sportiv” se kështu duhej të ishte me kohë, e nëse do të kishte shfrytëzuar rastin e tij, ai do të kishte qenë duke luajtur në një ekip të njohur në Europë.

Për golin e shënuar ndaj Kukësit
Me shumë i jap merita Malës, se i ka gjetur kohën portierit, se është gol i vështirë pasi nxori jashtë loje portierin e mbrojtësin njëkohësisht.

Për paraqitjen kundër Kukësit
Ishte ndeshje e vështirë, personalisht desha të shënoja. Por pasi shënuam isha shumë i çliruar. Kukësi është ekip i mirë, kishte rastet e veta, por ia arritëm t’i mundnim.

Për pritshmërinë që ka ndaj tij
Që kur kam ardhur në moshën 17-vjeçare këtu pritet shumë nga unë. Nga një anë kam pasur fajet e mia, nëse do të kisha dhënë më shumë tani ndoshta do të isha jashtë, do të kaloja në elitën e futbollit.

Për ndryshimet te Partizani
Ka ndryshuar shumë, jemi miks mes të rinjve dhe të vjetërve. Unë, Mala e Asani merremi vesh shumë mirë, edhe ‘mosha e vjetër’ na përkrahin, i dëgjojmë e jemi një grup mjaft i mirë.

Për Skënder Gegën
Ai është një trajner që të jep atë që meriton. Nëse je mirë, luan. Kur nuk je, përfundon në pankinë, siç duhet të jetë. Nuk i ha hakun askujt, i jep atë që duhet të marrë secili. /vipsport.al/

 

more recommended stories