Sinemati: Dënuan Skënderbeun e i dhanë të kuq Laçit, gjyqtarët fituan normat shpirtërore

Opinionisti sportiv Gëzim Sinemati, mendon se ka ndryshuar diçka sa i përket gjyqtarëve dhe mënyrës se si ato po sillen në Superiore. Në “Procesin Sportiv”, ai theksoi se “xhaketat e zeza” kishin bërë lëvizje në interpretimin që i bënin situatave.

“Gjyqtarët kanë humbur normat fizike, por fituan këtë javë normat shpirtërore. Skënderbeut iu dha kundër diçka që nuk do i jepej kurrë, i jepet karton i kuq Laçit që në fillim të ndeshjes, vjen kjo dashuri e madhe ndaj Partizanit. Janë norma shpirtërore që kapin arbitrat këtë jave. Të duket ty normale që arbitrat dënojnë Skënderbeun?

Sokol Jareci ishte duket qarë në televizion, në kuptimin simbolik. Kishte dalë që kjo është gjendja e arbitrave”, tha opinionisti sportiv. /vipsport.al/