Shtyrja bëhet modë, kryendeshja e javës së 10-të të Superiores shtyhet tri ditë

Nuk është e thënë që një javë e Superiores të zhvillohet sipas kalendarit të përcaktuar nga FSHF-ja. Edhe java e 10-të e kampionatit nuk do të luhet sipas datave të fiksuara në kalendar, pasi së fundi është bërë një lëvizje.

Kryendeshja e kësaj jave, Partizani-Skënderbeu, nuk do të luhet ditën e premte, por të hënën, pra tri ditë më pas. Ky është vendimi marrë nga sektori përkatës në FSHF dhe që tashmë është bërë i ditur për të dy klubet.

Nuk është shumë e qartë se kush e ka kërkuar shtyrjen dhe për çfarë arsye, por tashmë është fakt që ndeshja më e rëndësishme e javës së 10-të të kampionatit do të zhvillohet ditën e parë të javës së ardhshme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshjet e tjera do të luhen të shtunën dhe të dielën. / Vipsport.al/F.R

more recommended stories