Shqipërinë e ndal edhe Jordania, zhgënjim në Elbasan (VIDEO)

Shqipëria vazhdon të zhgënjejë dhe këtë radhë ka qenë radha e Jordanisë për të marrë një rezultat pozitiv përballë kuqezinjve. Takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Jordanisë i luajtur në “Elbasan Arena” është mbyllur në barazim pa gola, 0-0.

Megjithëse kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë duke dominuar kundërshtarin, ka munguar goli. Më shumë, i jemi afruar golit me anë të Uzunit që ka goditur shtyllën në minutën e 86. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Minutë pas minute:

90+4′ Goditje nga këndi për kuqezinjtë. Krosim i lartë për Balajn, por goditja e tij shkon jashtë.

90+2’ Gavazaj shfrenon fantazinë me një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë.

90′ Ka edhe 5 minuta shtesë. Manaj merr karton të verdhë.

89′ Karton i verdhë dhe për Beniatejah.

88’ Jakhet ndëshkohet me karton të verdhë tashmë.

86’ Krosim në zonë për Uzunin, i cili ndal në momentin e parë dhe më pas godet, por topi përplaset në shtyllë.

83′ Karton i verdhë për Ajsal që proteston dhe vonon lojën.

79’ Andi Lila shkakton një faull ndaj Altamarit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

77’ Probleme për Albashën i cili dëmtohet dhe detyrohet të largohet me barelë. Largohet dhe Almurjan dhe hyn Altamari.

75’ Goditje dënimi në favor të Shqipërisë. Godet fort Balaj, por topi përfundon jashtë.

69’ Almurjan provon portën e Berishës, por i vëmendshëm gardiani shqiptar që pret.

66’ Zëvendësim te Jordania. Largohet Alsamrieh dhe në lojë Rashmadeh.

65’ Goditje nga këndi për Shqipërinë. Krosim i lartë në zonë mes rrëmujës godet Veseli por ndal portieri.

63’ Goditje dënimi në favor të Shqipërisë, Manaj pranë topit. Godet sulmuesi lushnjar, por topi devijohet në goditje nga këndi.

60’ Sërish zëvendësime. Largohet Binaku për Lenjanin, ndërkohë që nga ana tjetër, Abdelrahman i lë vendin Almardit.

56’ Tjetër zëvendësim, largohet Mërgim Mavraj dhe debuton Kastriot Dermaku.

55’ Goditje dënimi në favor të Jordanisë. Goditja e fortë, por devijohet topi në goditje këndi.

52’ Tjetër rast i mirë për kuqezinjtë. Krosimi i lartë nga këndi në zonë dhe godet Balaj po e parë portën, por gardian jordanez bën një pritje fantastike.

50’ Uzuni kroson në zonë, por largohet rreziku nga njëri prej mbrojtësve të Jordanisë.

47’ Manaj provon një goditje nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.

46’ Nis pjesa e dytë me 3 zëvendësime. Xhaka i lë vendin Balajt, Ramadani largohet për Ndojn, ndërkohë që debuton edhe Uzuni duke i zënë vendin Grezdës.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen edhe 2 minuta shtesë. Goditje nga këndi për Shqipërinë.

44’ Tjetër rast i shpërdoruar nga kuqezinjtë. Manaj shumë pranë portës godet, duke e çuar topin në duart e portierit.

42’ Manaj provon një goditje nga jashtë zone, por gabon plotësisht.

39’ Grezda luan mirë me topin dhe kroson në zonë për Binakun, por topi shkon lehtë në duart e portierit.

38’ Lila nis një top të gjatë për Gavazajn, por mbyllin miqtë.

35’ Goditje dënimi në favor të Shqipërisë. Krosimi i lartë në zonë, por nuk kapet nga askush, duke përfunduar kështu një tjetër aksion për tanët.

26’ Ndërhyrje e ashpër në zonë ndaj Grezdës, por për gjyqtarin gjithçka është e rregullt dhe nuk akordon penallti.

23’ Tjetër mundësi e artë për tanët. Xhaka merr mirë topin nga mesfusha dhe avancon drejt zonës. Jep një top majtas për Grezdën i cili pason te Gavazaj në zonë, por pastrohet topi. Goditje nga këndi për.

20’ Gavazaj merr mirë krahun dhe niset drejt zonë. Provon një krosim, por gabon plotësisht duke e çuar topin pranë tribunës.

17’ Gafë e Berishës që i dhuron një goditje nga këndi skuadrës së Jordanisë.

13’ Tjetër rast i artë për kuqezinjtë, por shpërdoron sërish Grezda.

12’ Gavazaj shërben një top të artë për Grezdën në zonë, por sulmuesi kuqezi tregohet i pasaktë duke gabuar vetëm pak metra nga porta.

10’ Zëvendësimi i parë te Shqipëria, largohet Mihaj dhe në fushë hyn Veseli.

7’ Mundësi e mirë për Jordaninë, por miqtë humbasin rastin për të shënuar golin e parë.

6’ Goditje dënimi në favor të Shqipërisë. Enea Mihaj largohet nga fusha i dëmtuar.

4’ Gavazaj dhe Manaj luajnë me kombinime të shpejta ën hyrje të zonës, por gabojnë në fund, duke dorëzuar topin.

1’ Ka nisur sfida në “Elbasan Arena” dhe kuqezinjtë nisen në sulm menjëherë

Formacioni i Shqipërisë (3-5-2)

Berisha
Mihaj Mavraj (c)  Gjimshiti
Gavazaj Lila Xhaka Ramadani Binaku
Manaj Grezda

Formacioni i Jordanisë (4-5-1)

Jasin
AlBasha Shibalaja Alarab Khetab
Baniatejah AlSamrieh AlMurjan
Abdelrahman Bakhet Ersan

 

more recommended stories