Shqipëri U19 pa fat, humb rast pa fund dhe ndëshkohet nga një kundërsulm (VIDEO)

Përfaqësuesja shqiptare U19 nisi sot rrugëtimin në turin e parë të Europianit të kësaj grupmoshe, përballë Ukrainës që është një nga ekipet më të forta të grupit 8 ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë.

Në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”, kuqezinjtë u paraqitën mjaft mirë, krijuan raste të pastra, por u ndëshkuan nga një kundërsulm 5 minuta para fundit të ndeshjes. Mudrik shënoi golin e fitores pë Ukrainën. Humbje e pamerituar për skuadrën e trajnerit Erjon Bogdani, i cili ka hedhur në fushë shumë lojtarë që vijnë nga kampionati italian. Edhe vjet Shqipëria kishte në grup Ukrainën dhe humbiste me të po me një gol të shë nuar në fund.

Kjo ishte ndeshja e parë në grup, ku tashmë udhëheqin Sllovakia dhe Ukraina me nga 3 pikë. Sllovakia bëri superizën, duke mundur Norvegjinë 1-2.

 

Mbyllet ndeshja, 1-0.

90′ – Rast ideal për të barzuar, por as Nezha fillimisht dhe më pas Koçi nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetë.

 

85′ – Ukraina në ndëshkon në kundërsulm. Shënon Mudrik pas një inkursioni të gjatë. 1-0

 

77′ – Tri goditje këndi radhazi për Ukrainën, por largon rrezikun mbrojtja kuqezi.

73′ – Dëmtohet Serxho Kalaj dhe lë fushën. Vendin e tij e merr Doda.

71′ – Trajneri Bogdani bën edhe dy ndërrime të tjera. Nezha për Pashën dhe Koçi për Gkertsos

70′ – Mudrik hyn në fushë ukrainasit, në vend të Kashçuk.

62′ – Trajneri i Ukrainës bën dy lëvizje nga stoli. Futen në fushë Sliva dhe Prikodko për Jarosh dhe Bondarenko.

54′ – Bogdani bën ndërrimin e parë. Futet Halili në vend të Muçit.

51′ – Goditje këndi për kuqezinjtë. Pas krosimit, topi shkon te Ismailgeci, i cili gjuan fort me të majtën, por jashtë kuadratit.

Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacionin e trajnerit Bogdani.

45’+2’ Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë.

36’ Tjetër gjuajtje e Ramës nga jashtë, sfera nuk gjen kuadratin e portës së Ukrainës.

35’ Gkertsos depërton në zonën kundërshtare dhe gjuan, goditja e tij devijohet jashtë.

30’ Gjuajtje nga jashtë zone e Ramës, topi është ballor dhe përfundon në duart e portierit kundërshtar.

10’ Krosim nga e djathta, Kumbulla i dalë në ndihmë të sulmit gjuan menjëherë, por topi largohet nga portieri në goditje nga këndi.

1’ Fillon ndeshja.

LIVE UKRAINË U19-SHQIPËRI U19 1-0

Shënues: Mudrik 85′

Ukraina U19: Ltaif, Snurnitsyn, Kharzhevski, Ahapov, Jarosh, Supriaha, Tsitaishvili, Horin, Bondarenko, Kashçuk, Sikan.

Shqipëria U19: Alia, Kalaj, Ismailgeci, Kumbulla, Isufi, Rama, Lakti, Gkertsos, Pasha, Karica, Muçi (Halili 54′).

more recommended stories