Shkodra: Nuk kam folur me trajnerin, kam zënë vendin e Musollit

Donjet Shkodra është rikthyer në titullar te Kukësi dhe në një prononcim pas ndeshjes, ai u shpreh me dëmtimin e Musollit i është liruar vendi në ekip.

“Me dëmtimin e Musollit ishte një vend bosh që duhej mbushur nga dikush dhe klubi me trajnerin ma besua mua. Është pozicion pak më kontrollues dhe më vështirë që të goditet porta. I patë kushtet e fushës e si shkoi ndeshje dhe e vetmja mënyrë për të fituar me siguri ishte ashtu siç e fituam, me goditje standarde dhe topa të gjatë. E rëndësishme është që fituam ndeshjen.

Mendoj që deri tani sa kam filluar të luaj që nga Kamza kam luajtur nga 90 minuta. Nuk kam folur me trajnerin por më kanë dhënë besim dhe do të shohim se si do të jetë.

Limaj dhe Dzaria janë lojtarë të mirë. Njëri është pak më i ri dhe duhet të fitojë cilësi. Kuar luaj me Veselin kam më shumë hapësirë para, ndërsa në dyshen me Dzarian duhet të qëndroj pak më i kontrolluar”, u shpreh Shkodra. /Erjon Allaraj-VipSport.al/