Shfaqet vëllai i Ronaldos: Është një hero, të gjithë flasin për mrekullitë e tij

Kristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë në jetën e tij, duke qenë se po përballet me akuza të shumta që e lidhin me një ngjarje të shumë viteve më parë. Akuzat e modeles për një përdhunim, janë hedhur poshtë edhe nga vëllai i Kristianos, Hugo Aveiro i cili e konsideron vëllain e tij një hero.

Jo shumë publik në media, vëllai i Ronaldos ka vendosur që të reagojë publikisht për sulmuesin portugez i cili ishte edhe transferimi më i bujshëm i kësaj vere, kur kaloi te Juventusi nga Real Madridi. Në një intervistë për “The Times”, 43-vjeçari Aveiro është i bindur se vëllai i tij është një hero dhe se të gjithë flasin për mrekullitë e tij.

“Vëllai im është një hero në Madeira. Ai ka një ndikim të madh këtu sepse ka bërë shumë për ishullin. Rreth gjysmë milioni njerëz vijnë çdo vit në muzeun “CR7”. Vëllai im kthehet zakonisht për Vitin e Ri, sepse është edhe ditëlindja e nënës sonë, por këtë vit mund të jetë edhe në Dubai.

Njerëzit këtu e mbrojnë pasi është një hero dhe mediat lokale flasin shumë për mrekullitë dhe të gjitha të mirat që ai ka bërë. Kristiano është një ikonë e Madeiras. Të gjitha akuzat për përdhunim, janë mbeturina”, u shpreh Aveiro. /Erjon Allaraj-VipSport.al/