Shehi: Pagat çështje e ezauruar, jemi të përqendruar te fusha dhe jo KAS-i

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka thënë në konferencën e tij para ndeshjes kundër Kamzës se skuadra e tij është e përqendruar maksimalisht vetëm brenda fushës së lojës.

Gjithashtu, trajneri i kampionëve në fuqi përmendi dhe çështjen e pagave, si dhe temën “KAS”:

“Pagat kanë qenë një çështje e ezauruar dhe rëndësi ka që çdo gjë është korrekte dhe në vendin e duhur. Sa i takon KAS-it, ajo është një çështje që i përket klubit.

Ne jemi të përqendruar te fusha dhe detyruar tona janë vetëm aty. Kështu që jemi munduar të marrim maksimumin në çdo ndeshje të marrim maksimumin. Jemi të qetë për të bërë punën tonë.

Ndeshja kundër Kamzës është shumë e rëndësishme, për vetë faktin se në cilën fazë ka hyrë kampionati. Është një ndeshje që do përqendrim maksimal dhe besoj se skuadra e di këtë.

Pavarësisht se kë kemi përballë, e rëndësishme është që ne të japim gjithmonë maksimumin”,- u shpreh Shehi./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

more recommended stories