Shehi: Fitoren e morëm, por nuk jemi aty ku duhej. Kamza meritonte më shumë

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi nuk u duk aspak i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, sidomos në pjesën e dytë. Për “Supersport”, trajneri i skuadrës korçare tha:

Fitorja: “Fitorja erdhi por ne nuk ishim aty ku duhej Kamza meritonte më shumë pasi ishte ndër ndeshjet më të dobëta, por i tillë është futbolli. Më kënaq fitorja.

Xhon dhe Krasniqi janë dy sulmuesit tonë kryesorë, janë të dy të rinj por kanë karakteristika të ndryshme. Të dy do të kenë kohë dhe sigurisht, edhe nëse nuk është në formë do ta kuptoj, pasi janë njerëz. Kur mos të jetë aty ku duhet, do të ketë besimin tonë maksimal.

Rënie në pjesën e dytë: “Në fund të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë jemi tërhequr m shumë sesa duhet pasi duke u tërhequr bëhemi një linjë me mbrojtjen dhe janë të rinj. Me kalimin e minutave, ata i kap presioni. Gabuam që u tërhoqëm mbrapa por është edhe meritë e Kamzës që na vuri në vështirësi. Edhe lojtarët nuk ishin ën gjendje optimale pasi Demte ishte i lodhur. Muzaka na ndëshkoi që u dëmtua dhe Radas ishte i dëmtuar në pjesën e dytë por nuk kisha mundësi që ta ndërroja.

Teqja: Opinioni im për të ka qenë maksimal dhe kërkoja të qëndronte në klub pasi shihja cilësi të mëdha te ai. Sot ai ishte lojtar i ndeshjes. Nuk më surprizon pasi i di vlerat e tij dhe dua që të shohë për më lart. Nuk duhet të kënaqet më pak”,- u shpreh trajneri i Skënderbeut./Vipsport.al/

more recommended stories