Shaqiri impresionues, notë më të lartë se Salah nga tifozët e Liverpulit

Xherdan Shaqiri e nisi ndeshjen kundër Hadërsfilldit titullar, për herë të parë që luan nga minuta e parë në Premier Ligë që kur u transferua te Livrpuli këtë verë.

Sulmuesi me origjinë shqiptare bëri një ndeshje të shkëlqyer, duke dhënë dhe pasimin e fundit për golin e Salah, që rezultoi shumë i rëndësishëm në fund të sfidës.

Shaqiri ishte ndër më të mirët në skuadrën e kuqe të Jurgen Klop dhe u votua nga tifozët si lojtari më i mirë, së bashku me mbrojtësin gjigant, Virxhil Van Dajk (Nota 8/10).

Me paraqitjen kundër Hadërsfilld, Shaqiri ka bërë me dhimbje koke Klopin, pasi alternativat në sulm janë të gjitha shumë cilësorë.

Përveç treshesh Salah-Firminjo-Mane, edhe Shaqiri e Starrixh duan minutat e tyre, pasi kanë shënuar dhe asistuar shpeshherë për të kuqtë e “Merseyside” këtë sezon./Veronik Istrefaj – vipsport.al/