Shameti: Nuk shoh pika të dobëta te Skënderbeu, kampionat i vështirë

Pas dy humbjesh radhazi, Kukësi u rikthye te fitorja në takimin ndaj Kastriotit dhe protagonist ishte kapiteni i verilindorëve, Ylli Shameti. Qendërmbrojtësi, arriti të shënonte golin e barazimit, si edhe asistoi në golin e dytë të shënuar nga Kordeiro.

I ftuar në emision “Fair Play”, Shameti u shpreh se këtë sezon janë Kukësi, Skënderbeu dhe Partizani pretendentë kryesorë për titullin, por duke shtuar këtu edhe ekipe të tjera.

“Në kampionatet e fundit, për atë që kanë dhënë në fushë janë të tre skuadrat pretendente pa hequr edhe 2-3 skuadra të tjera që janë aty afër, por në fund do të shihet se kush është kampion. Nuk ka ndeshje të lehta pasi mund të fitosh brenda ose jashtë me lehtësi por mund të humbësh edhe me një skuadër që mund të quhet si niveli më i dobët. Do të jetë kampionat i vështirë.

Nuk shoh pikë të dobët te Skënderbeu përderisa i ka pikët. Sa më shumë skuadra rivale, aq më bukur bëhet kampionati. Klasiket Kukësi Skënderbeu kanë qenë të bukura dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Edhe me Partizanin kemi bërë ndeshje të bukura”, u shpreh Shameti. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories