Serie A/ Javë pozitive për skuadrat e shqiptarëve, Lacio e Atalanta triumfuese

Pas Napolit të Elseid Hysaj, edhe Lacio dhe Atalanta kanë triumfuar në ndeshjet e tyre të kësaj jave në Serie A. Lacialët e Inzagit kanë triumfuar në transfertë 0-2 përballë Parmës, një skuadër që ka surprizuar jo pak këtë sezon.

Për të marrë tri pikët, Strakosha dhe lojtarët e tjerë pritën deri në minutat fundit, pasi golat nga Imobile dhe Korrea, erdhën vetëm në 10 minutat e fundit të sfidës (81′ 90+3′).

Fitore arriti edhe Atalanta, e cila triumfoi me rezultatin e thellë 1-5. Një tripletë e Iliçiç, një gol i Gonsens dhe një nga De Ron vulosën fitoren e djemve të Gasperinit. Si Berisha, ashtu edhe Gjimshiti, nuk u aktivizuan, duke qëndruar për 90 minuta në stolin e rezervave./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Rezultatet e Serie A

Frosinone – Empoli 3-3
Bolonja – Torino  2-2
Kievo – Atalanta  1-5
Parma – Lacio  0-2