Seferi rikthehet në peshat e rënda për tu hakmarrë: Këtu luftoj vetëm për para!

Boksieri shqiptar, Sefer Seferi është rikthyer në kategorinë e peshave të rënda. 41-vjeçari do të duelojë ndeshjen e tij të dytë në këtë kategori, kundër Firat Aslan, 48-vjeç.

Ky i fundit u ndesh me vëllain e Seferit, Nuhi Seferi dhe e mposhti. Në një intervistë të tij, Sefer Seferi tha: “Familja jona ka disa hesape pa larë me Firatin. Tani do të vendoset gjithçka!”

Sa i përket parave, Seferi tha: “Unë nuk dueloj në peshat e rënda, pasi në “Cruserëeight” ndihem më mirë. Por këtu ka shumë para dhe ndeshja kundër Tajson Furit e tregoi këtë gjë. Në këtë kategori, unë luftoj vetëm për para”,- përfundoi boksieri shqiptar.

Ndeshja mes Sefer Seferit dhe Firat Aslan do të zhvillohet me datë 17 nëntor./Veronik Istrefaj – vipsport.al/