“SarriBall”, goli i Çelsit kundër Sauthemptonit është një “magji” e italianit (VIDEO)

Çelsi është në krye të Premier Ligës pas 8 javësh kampionat dhe që nga ardhja e Sarrit, duket një skuadër tjetër. Pas dështimit të sezonit të shkuar, ky sezon duket se ka qenë një fillim i ri dhe shumë i suksesshëm për blutë e Londrës dhe meritë absolute ka trajneri Sarri.

Loja e tij, e quajtur nga analistë anglez si “SarriBall”, ka dhënë frytet e saj dhe Çelsi ka realizuar disa gola shumë të bukur. Në fitoren 0-3 kundër Sauthemptonit, goli i tretë ka qenë një nga më të bukurit e sezonit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/