Sane do të ketë më në fund shansin të impresionojë, “falënderon” Rojsin

Mesfushori i Mançester Sitit, Leroj Sane tha se ka në plan të përdorë zhgënjimin e Kupës së Botës si motivim dhe të fitojë shansin e tij për t’i bërë përshtypje trajnerit gjerman, Hoakim Lëv në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Holandës dhe Francës.

Pasi u votua si lojtari i ri më i mirë i Champions League dhe Premier Ligës, 22-vjeçari u la jashtë nga tekniku Lëv, i cili nuk e grumbulloi me Gjermaninë për Kupën e Botës.

Por situata ka ndryshuar, pasi Marko Rojs, me një dëmtim në gju, nuk do të luajë kundër Holandës dhe Francës dhe ky është shansi ideal për Sane, i cili po pret me padurim.

“Jam menduar shumë gjatë muajve të verës se çfarë kam bërë gabim dhe se pse nuk u grumbullova me kombëtaren. Tani jam bërë dhe prind dhe kam kuptuar shumë gjëra. Jam më se gati të luaj për kombëtaren e Gjermanisë”,- u shpreh Sane./Veronik Istrefaj – vipsport.al/