Rrezikon të dënohet me burg, shpërthen Uanda Nara: Fiton gjithmonë e vërteta!

“Striscia la Notizia”, emisioni që transmetohet në “Canale 5”, është kapur këtë radhë me Uanda Narën, bashkëshorten e Mauro Ikardit, e cila rrezikon të dënohet me 4 muaj burg, sepse ka shpërndarë në rrjetet sociale të dhënat personale (mes tyre edhe numrin e telefonit) të ish-bashkëshortit të saj, futbollistit tjetër, Maksi Lopez.

Modelja dhe prezantuesja argjentinase, me një postim të saj më 22 qershor të 2015-ës, ka dhunuar privatësinë e Lopezit dhe e ka dëmtuar atë gjatë lëvizje të merkatos së asaj vere.

E intervistuar në Milano nga Valerio Stafeli i “Striscia la notizia”, Nara ka mohuar se ka shpërndarë numrin e telefonit të Lopezit: “Jo, nuk e kam shpërndarë numrin e telefonit. Fiton gjithmonë e vërteta”. Pasi ka ndjekur gjatë nëpër qytet, Stafeli ka vënë re se Uanda Nara nuk kishte më me vete “Tapiro d’oro”, që ai ia kishte dhënë që në fillim. / Vipsport.al/F.R