Rekord i ri nga Kristiano Ronaldo, askush si portugezi në historinë e futbollit

Kristiano Ronaldo ka gjetur sot rrjetën me Juventusin në ndeshjen ndaj Xhenoas dhe aq i ka mjaftuar për të hyrë në historinë e futbollit botëror. Portugezi shënoi golin e tij të 5-të me fanellën e Juventusit në Serinë A dhe kjo i mundësoi të arrinte një shifër historikë, atë të 400 golave të realizuar në 5 kampionatet më të mëdha evropiane, si askush tjetër më parë në historinë e futbollit botëror.

Ronaldo ka shënuar 311 gola në La Liga, 84 në Premier Ligë dhe me 5 golat e realizuar në Serinë A, vulosi shifrën e 400 golave në total në ligat e mëdha. Në fakt, ai ka shënuar edhe 3 gola me fanellën e Sporting Lisbonës në Portugali, por ky klasifikim i veçantë përfshin vetëm ato të realizuar në Itali, Angli, Gjermani, Spanjë dhe Francë.

Ky rekord i ri i shtohet shumë të tjerëve të mëparshëm që ka vendosur portugezi gjatë karrierës së tij, mes të cilëve atë të numrit më të lartë të golave të shënuar në Ligën e Kampioneve, si në një sezon të vetëm, ashtu edhe në renditjen e të gjitha kohëve. /vipsport.al/