Reali bëhet gati për goditjen e janarit, Ibrahimoviç mund të bëhet “madrilen”

Një nga lajmet më t bujshme të ditës së sotme, është mundësia  e një rikthimi të yllit suedez, Zlatan Ibrahimoviç në Europë. Të interesuara për shërbimet e 37-vjeçarit, janë shumë skuadra elitare nga Europa, por emri më i fundit që është futur në garë për shërbimet e tij, është Real Madridi.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari i njohur spanjoll, Manolo Lama i cili në emisionin “Tiempo de Juego” është shprehur se mungesa e rezultateve dhe e golave, ka bërë që drejtuesit e Realit të kërkojnë për një sulmues që mund të shënojë rregullisht. 22 golat e shënuar në 25 ndeshje në Amerikë, ka bërë që Ibrahimoviç të kthehet në një objektiv serioz për Realin, të paktën për këtë sezon deri sa në merkaton e verës, të gjendet një sulmues tjetër.

Interesim për Ibrahimoviçin, ka shfaqur edhe Milani dhe mbetet të shihet se ku 1%shtë dëshira e Ibras për t’u transferuar, por Reali mbetet një nga pistat më serioze për suedezin deri më tani. /Erjon Allaraj-VipSport.al/