Putin ka një premtim për Khabib: Do të flas me babanë tënd, fitove denjësisht

Dueli mes Khabib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor ende komentohet gjerësisht në media, sidomos pas sherrit në fund të përballjes, kur rusi doli jashtë kafazit dhe sulmoi stafin e irlandezit. Kampioni i Botës në UFC, Khabib ka pasur një takim mjaftë të veçantë këto ditë.

Ai është pritur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili e ka përgëzuar për fitoren e arritur në Nevada ndaj irlandezit, si edhe i ka bërë një premtim në lidhje me incidentin në fund të duelit. Khabib, shprehej se i vjen keq për babanë pasi me siguri është mërzitur dhe do ta dënojë.

“Do të flas me babanë tënd dhe do t’i kërkoj që mos të të dënojë ashpër. Ti arrite qëllimin tënd, fitove bindshëm dhe denjësisht, prandaj nuk meriton ndëshkim”, u shpreh Vladimir Putin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/