Provokoi Murinjon, portugezi i del në mbrojtje: E meriton një shans të dytë (VIDEO)

Edhe pse i shpëtoi një dënimi të rëndë nga FA, asisteni i Maurisio Sarrit, Marko Iani ësht shumë pranë shkarkimit nga detyra nga klubi blu i Londrës, për shkak të festimeve të tij në ndeshjen kundër Mançester Junajtid.

Edhe pse e provokoi Murinjon, trajneri portugez ka treguar anën e mirë të tij dhe i ka kërkuar ish skuadrës së tij që t’i japin një mundësi të dytë trajnerit të ri, pasi e meriton.

“Iani mu duk një njeri i mirë kur folëm bashkë. Është një djalë i ri dhe të gjithë bëjmë gabime. Ai e kuptoi dhe mori përgjegjësi për veprimet e tij, prandaj mendoj se duhet të falet dhe të mos shkarkohet nga detyra”,- u shpreh Murinjo.

Ndërsa Sarri, tha: “Nuk i kuptoj tifozët e Çelsit. Ata nuk duhet ta urrejnë Murinjon, për ta admirojnë. Ai ka fituar gjithçka këtu dhe është një trajner i madh. Për më tepër, ka krijuar skuadrën e madhe të cilën unë po drejtoj sot”,- përfundoi tekniku italian i Çelsit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/