Probleme serioze për Mihajn, Vrioni bën Bushin të buzëqeshë

Debutimi nga minuta e parë, nuk ka shkuar ashtu siç duhet për Enea Miajn i cili u dëmtua që në minutat e para të takimit dhe u detyrua që me anë të një ambulance, të largohej drejt spitalit për një kujdes më të specializuar.

FSHF-ja nëpërmjet një njoftimi zyrtar në sajtin e saj, ka bërë të ditur dëmtimin e Mihajt. Ai ka thyer peronin dhe menjëherë ka nisur me fazën riaftësuese, por që do të zgjasë disa javë për mbrojtësin shqiptar.

Sakaq, Xhakomo Vrioni është larguar nga Kombëtarja shqiptare dhe ëshët bashkuar me Shpresat e Alban Bushit për takimin e sotëm ndaj Spanjës, i vlefshëm për eliminatoret e Europianit 2019. Sulmuesi që luan në Itali me Venecian, është një vlerë e shtuar për të rinjtë dhe këtë e tregoi me golin e shënuar ndaj 21-vjeçarëve të Italisë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/