Probleme për Ikardin, pishina e tij lag Melisa Satën

Telashe në shtëpinë Ikardi, dhe jo për shkak të gjyqit ku Uanda Nara rrezikon katër muaj burg. Sipas mediave italiane, problem këtë radhë është pishina që kanë instaluar në apartamentin e tyre dyshja e famshme, pasi ka krijuara disa situata të pakëndshme.

Me sa duket, pishina në fjalë ka një problem, pasi uji i saj kullon në apartamentin poshtë në kompleksin ku jeton sulmuesi argjentinas i Interit me partneren e tij në Milano. Poshtë ka shtëpinë një tjetër çift shumë i famshëm në futbollin italian, sulmuesi Kevin Prins Boateng me partneren e tij, Melisa Sata.

Ndryshe nga sa mund të mendohet, mes familjeve në fakt nuk ka edhe aq marrëdhënie të mira e jo për faktin se Boateng ka qenë pjesë e Milanit dhe Ikardi është kapiteni i Interit. Uanda Nara këtë vit është prezantuese në emisionin “Tiki Taka”, vend të cilin ia ka marrë pikërisht komshies të një kati më poshtë, e cila me siguri nuk e sheh me sy të mirë, aq më shumë tani që i pikon edhe tavani prej saj. /vipsport.al/