Probleme për Besnik Hasin, futbollistët i bojkotojnë stërvitjen

Një nga trajnerët më të suksesshëm shqiptar, Besnik Hasi nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin arab me Al Raedin si në rezultate, ashtu edhe në harmoninë në grup. Sikur të mos mjaftonte fakti që në pesë ndeshje, skuadra e drejtuar nga Hasi numëron 5 pikë, tashmë janë edhe futbollistët të cilët kanë nisur të bojkotojnë stërvitjen.

Sultan Al-Sauadi dhe Mohamed Al-Omari janë dy futbollistët të cilët nuk i janë paraqitur në stërvitje Hasit dhe arsyet nuk bëhen të ditura as nga vetë futbollistët. Ata nuk e kanë justifikuar në klub mungesën e tyre dhe janë shprehur se në këtë mënyrë do të veprojnë sërish, kështu që klubi le t’i dënojë sipas rregullave të brendshme.

Al Sauadi shihet nga Hasi si një nga futbollistët më të rëndësishëm të klubit, si brenda, ashtu edhe jashtë fushave të blerta dhe shpesh herë ka qenë ai shembulli, që Hasi iu ka treguar të tjerëve për disiplinën. Kjo e ka zemëruar më shumë teknikun shqiptar, pasi Al Omari ka ndjekur Al Sauadin dhe ka kërkuar nga klubi që edhe në rast se rikthehen në stërvitje, t’i lejojnë që të stërviten individualisht, duke shmangur komunikimin me Hasin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories