Prishtina i afrohet kreut, Duro nuk di të ndalet

Sot janë luajtur disa nga ndeshjet e javës së 11 të Ipko-Superligës në Kosovë, ku në sy bien fitorja e Prishtinës me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Kek-ut, ndërkohë që Drita e drejtuar nga Shpëtim Duro ka marrë një tjetër fitore në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Ferizajt.

Për të besuarit e Mirel Josës, kanë shënuar Abdel, Morina dhe Pafqeli duke e ngjitur Prishtinën në vendin dytë. Pjesa e parë, është mbyllur në barazim pa gola. Për Dritën, kanë shënuar Haxhimusa dhe Neziraj duke i dhënë qetësi në këtë mënyrë ekipit nga Gjilani.

Goli i shënuar nga Uka, i ka dhënë fitoren Drenicës përballë Lirisë së Prizrenit, ndërsa Ballkani ka mundur Flamurtarin me rezultatin e ngushtë 1-0 me gol të shënuar nga Manevski.

Rezultatet

Prishtina-Kek 3-0
Shënues: 51’Abdul, 69’Morina, 88’Pefqeli

Ferizaj-Drita 0-2
Shënues: 31’Haxhimusa, 95’Neziraj

Ballkani-Flamurtari 1-0
Shënues: 71’Manevski

Drenica-Liria 1-0
Shënues: 31’Uka