Portieri i Juventusit: Kundër Junajtid një lojë fizike, Ronaldo iu shënon

Vojçek Shezni foli për “Sky Sport” për barazimin e djeshëm kundër Xhenoas, duke pranuar se ishte një rezultat zhgënjyes për Juventusin.

“Mendoj se një fitore na përgatit më mirë për ndeshjen e radhës, kështu që ishte një zhgënjim. Dëshirojmë të fitojmë dhe të marrim tri pikë. Lamë dy pikë, por nuk është fundi i botës.

“Pësuam një gol të padrejtë, pasi topi kishte dalë në këndore. Gjyqtari nuk e pa dhe ata shënuan.

“Kundër Mançester Junajtid, do të jetë një ndeshje e vështirë, një lojë fizike, një betejë. Unë debutoja në “Old Trafford” dhe atë kohë kam humbur, por herën e fundit kam fituar dhe dua të vazhdoj kështu. Shpresoj që Ronaldo të shënojë dhe ne të fitojmë”, përfundoi portieri./Veronik Istrefaj – vipsport.al/