Pogba për “Topin e Artë”: Nëse nuk e fiton një francez, është krim!

“FranceFootball” publikoi 30 të nominuarit për fitimin e “Topit të Artë” dhe ashtu siç pritej, kishte shumë lojtarë francezë në atë listë. Grizman, Pogba, Kante, Loris, Benzema, Varan dhe Mbape ishin në listën me 30 futbollistët e përzgjedhur, meritë ka edhe fitimi i Kupës së Botës.

Në një intervistë të tij, mesfushori i Mançester Junajtid, Pol Pogba u shpreh i lumtur se vendi i tij përfaqësohet nga kaq shumë futbollistë dhe tha se njëri nga të nominuarit duhet ta fitojë.

“Të gjithë lojtarët francezë që janë në atë listë kanë bërë një sezon fantastik. Për mendimin tim, do të ishte një krim nëse një nga ata nuk e fiton “Topin e Artë”,- u shpreh Pogba./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Aguero – Mançester Siti
Alison – Liverpul
Bejl – Real Madrid
Benzema – Real Madrid
de Brujne – Mançester Siti
Kavani – PSG
Kurtua – Real Madrid
Firminjo – Liverpul
Godin – Atletiko Madrid
Grizman – Atletiko Madrid
Hazard – Çelsi
Isko – Real Madrid
Kejn – Totenham
Kante – Çelsi
Ronaldo – Juventus
Loris – Totenham
Mandzukic – Juventus
Mane – Liverpul
Marselo – Real Madrid
Mbape – PSG
Mesi – Barcelona
Modric – Real Madrid
Nejmar – PSG
Oblak – Atletiko Madrid
Pogba – Mançester Junajtid
Rakitic – Barcelona
Salah – Liverpul
Ramos – Madrid
Suarez – Barcelona
Varan – Real Madrid