Pioli: Përgjegjësi dhe seriozitet vetëm falë Astorit

Kjo fundjavë, do të sjellë një takim mjaft të veçantë në futbollin italian, duke qenë se Fiorentina luan ndaj Kaljarit. Në të dyja këto skuadra, Davide Astori ka luajtur dhe imazhi i tij është ende i freskët për të gjithë.

Në prag të takimit, trajneri i Fiorentinës, Pioli ka folur për mediat duke u shprehur se Astori i ka përmirësuar të gjithë në skuadër, duke nisur nga vetë ai si trajner.

“Ndeshja  ndaj Kaljarit do të jetë e veçantë për vetë fakti se me të dyja skuadrat, ka luajtur edhe Davide Astori. Ai është ende këtu me ne dhe vazhdon të na përmirësojë çdo ditë. Ekipi është forcuar më shumë, futbollistët kanë më shumë seriozitet dhe përgjegjësi falë asaj që u ka mësuar Astori. Edhe unë vetë, ndihem mirë dhe jam i lumtur që drejtoj Fiorentinën”, u shpreh Pioli. /Erjon Allaraj-VipSport.al/