Përsëritet gjysmëfinalja e Kupës së Botës, mbrojtësi anglez “respekton” Kroacinë

Mbrojtësi i Anglisë, Kieran Tripier ndjen se humbja e Kupës së Botës nuk do të jetë në mendjen e lojtarëve kur ata do të udhëtojnë drejt Rijekas për tu ndeshur sërish me Kroacinë.

Jo, nuk është hakmarrje”,- tha Tripier “Sky Sports”. “Kroacia ishte më e fortë në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe e meritoi finalen.

Ne duam të shkojmë atje të fitojmë, të marrim pikët që na nevojiten dhe pastaj të presim Spanjën”.

Unë kurrë nuk kam luajtur në një stadium të tillë ku nuk ka tifozë”, shtoi Tripier. “Është zhgënjyese për fansat tanë, sepse gjithmonë na kanë ndjekur kudo që kemi shkuar.

Do të jetë e çuditshme të dëgjosh njëri-tjetrin, stafin, dhe padyshim që asnjë tifoz nuk do të brohorasë, por është një nga gjërat që duhet të arrijmë dhe ka më shumë presion mbi ata që luajnë në transfertë.

Ne do të shkojmë me mendimin vetëm për të fituar dhe nuk do të jetë ndryshe të premten”,- tha mbrojtësi i Totenhamit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/