Parashikimi i Marko Materacit: Ikardi i gjen vetë golat, Naingolan vendos ndeshjet!

Në prag të derbit të Milanit, për “Gazzetta dello Sport” ka folur ish-mbrojtësi i zikaltërve dhe Italisë, Marko Materaci. Ai ka theksuar se Interi ka lojtarët e duhur për ta fituar derbin, duke veçuar disa prej tyre:

“Ikardi arrin t’i shpikë vetë golat, Handanoviç është si “njeriu merimangë”, Naingolan vendos ndeshjet, ndërsa De Vrij është shumë i fortë”, – ishin pak a shumë fjalët e Materacit, i cili ka dhënë një mendim edhe për dy trajnerët:

“Rino ka një detyrë shumë të vështirë, sepse nuk ka shumë cilësi në ekip, ndryshe nga Spaleti”. Lautaro Martinez dhe Kutrone? “Lautaro ka një fytyrë të bukur si bir ku***. Ai është një lojtar derbi. Kutrone është më i urituri nga sulmuesit italianë”, – ka përfunduar Materaci. Vipsport.al/F.R