Panuçi: Dëmtimet na kushtëzuan, mbrojtja me katër na bën më të fortë

Trajner i Shqipërisë, Kristian Panuçi tha se është shumë optimist për ndeshjen kundër Izraelit, duke parë paraqitjen që skuadra e tij bëri në miqësoren kundër Jordanisë. Për mikrofonat e “RTSH Sport”, Panuçi tha:

Ndeshja: “Natyrisht, kishim shanset tona. Kishim 5-6 raste dhe e meritonim fitoren. Kur luan kundër një skuadre si Jordania, dihet se do të jetë e vështirë që të shënosh, pasi ata janë një skuadër që vetëm mbrohen. Ata mbrojtën me 10 futbollistë dhe ishte e vështirë për ne. Gjithsesi, e merituam fitoren”.

Eksperimentet: Katër ditë për tu rikuperuar shkojnë mirë. U kushtëzuam pak edhe nga dëmtimet, si Mihaj e Ramadani, por as Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për tu rikuperuar.

Mungesa e Hysaj: “Hysaj vjen nga një muaj shumë i ngarkuar, si ai, si Basha, ashtu dhe Memushaj. Nuk preferova që ta ngarkoj edhe më shumë, duke e lënë pushim”.

Paraqitja: “Për sot, nuk mund të them asgjë për lojtarët. Kanë qenë seriozë dhe [profesionistë, duke dhënë maksimumin. I kishim mundësitë të fitonim takimin, por na mungoi vetëm goli”.

Skemat: Me mbrojtjen me 3, ishim më pak të sforcuar. Por dëmtimet në kushtëzuan dhe ndryshuam skemën në pjesën e dytë. Kur luajmë me katër, jemi më të familjarizuar dhe bëmë shumë mirë”.

Debutuesit: “Uzuni bëri ndeshje shumë të mirë, ka kualitete të mëdha. Edhe Grezda bëri shumë mirë. Kishim raste, çka është pozitive. Paraqitja e sotme na bën optimistë për ndeshjen në Izrael”,- përfundoi Panuçi./Vipsport.al/